Deklarata – Rama kërcënon shqiptarët në Miçigan/ Reagon PD: Dënojmë me forcën më të madhe terrorin psikologjik

Publikuar me datë:

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas raportimeve se shqiptarët që jetojnë në Miçigan të Shteteve të Bashkuara po kërcënohen në prag të vizitës së Edi Ramës në këtë shtet.

Organizatorët e takimit të Ramës kanë nisur një fushatë terrori dhe kërcënimesh ndaj shqiptarëve që duan të protestojnë ndaj Edi Ramës.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe terrorin psikologjik ndaj kundërshtarëve politikë të Edi Ramës në Miçigan dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

Në këtë kuadër, ajo deklaron se për Partinë Demokratike dhe mbarë shqiptarët takimi me Edi Ramën është takimi me Esat Toptanin e dytë të kombit shqiptar,” thuhet në deklaratën e PD.

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur miq, njoftime publike të bashkatdhetarëve antikomunistë nga Miçigani denoncojnë se organizatorët e takimit të Ramaduros në Miçigan kanë ndërmarrë këto ditë një fushatë terrori psikologjik dhe kërcënimesh konkrete ndaj kundërshtarëve antikomunistë dhe patriotë të Edi Ramës dhe narkodiktaturës së tij në Miçigan dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

Me këtë fushatë terrori kërkojnë t’i detyrojnë ata të heshtin e të mos protestojnë kundër armikut të egër të kombit shqiptar, njeriut që me regjimin e tij përzuri shqiptarët nga Shqipëria më shumë se çdo pushtues tjetër në histori, njeriut që ndërtoi në vendin tonë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, hajdutit që ka vjedhur shqiptarët më shumë se çdo regjim tjetër dhe është bërë mburojë e vjedhjeve të tij dhe familjarëve dhe ministrave të tij, njeriut që prej mbi tre muajsh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Edi Rama, si argat i Vuçiçit, është faktuar përfundimisht armik i egër, sa dhe vetë patroni i tij i popullit të Kosovës dhe pavarësisë së saj.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe terrorin psikologjik ndaj kundërshtarëve politikë të Edi Ramës në Miçigan dhe familjarëve të tyre në Shqipëri.

Në këtë kuadër, ajo deklaron se për Partinë Demokratike dhe mbarë shqiptarët takimi me Edi Ramën është takimi me Esat Toptanin e dytë të kombit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related