U vra në sallën e gjyqit/ Shoqata e Gjyqtarëve kërkon që Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Publikuar me datë:

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka kërkuar që gjykatësi Astrit Kalaja, që u vra në krye të detyrës në sallën e gjyqit në tetor të vitit 2025, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Në një deklaratë, duke evidentuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës që i dha gjyqtarit të ndjerë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, Shoqata ka kërkuar që ky vendim të njihet dhe përshpejtohet edhe nga institucionet e tjera.

Sipas gjyqtarëve, njohja e Kalasë si “Dëshmor i Atdheut” është një trajtim i denjë dhe ligjor për një shtetar të vrarë në krye të detyrës.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkon dhe inkurajon edhe institucionet e tjera kompetente që të përmbyllin në një kohë sa më të shpejtë procesin e njohjes dhe dhënies së statusit të “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Z. Astrit Kalaja, me bindjen se ky është trajtimi i denjë dhe ligjor i cilitdo shtetar që vritet në krye të detyrës.”, thuhet në deklaratën e Shoqatës.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u vra më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit. Autori Elvis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin me armë zjarri gjatë gjyqit lidhur me një konflikt pronësie që përfshinte familjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Si po e kthen Irani varrimin e Khameneit në shfaqje force

Irani po organizon një funeral masiv njëjavor në mbarë...

4.2 mln euro për koncertin e Kaney West! Këlliçi për deklaratën e Ramës: Ka turpëruar vendin me skandale e hiqet si “Kalorës”

Deputeti i PD Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me një status të publikuar mëngjesin e sotëm, ku justifikohej se 4.2 mln euro nga fondi i rezervës për koncertin e Kanye West, ishin një përpjekje për të “mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjer më sot […]

Sot ditëlindja e Mjeshtres së Madhe të basketbollit shkodran, Artenca Tufi Kruja

Sot, shkodranët e basketbollit kanë arsye për të festuar....