Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar panik në zonë.
Menjëherë pas sinjalizimit, ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë me shpejtësi për të vënë nën kontroll flakët, duke parandaluar zgjerimin e tyre në hapësira të tjera përreth.
Në këtë ngjarje janë regjistruar vetëm dëme materiale; nuk raportohen të lënduar mes qytetarëve apo stafit të lokalit.
Rrethanat dhe shkaqet që mundësuan shpërthimin e zjarrit vazhdojnë të mbeten të paqarta.

