Dita e 39 e protestës/ Revolta vijon pa u ndalur, qytetarët nuk “lëshojnë pe” për largimin e kryeministrit: Rama, jepe dorëheqjen!

Publikuar me datë:

Revolta qytetare hyn sot në ditën e saj të 39. Edhe këtë pasdite, qytetarët do të rikthehen para Kryeministrisë, të vendosur për të vijuar protestën që prej më shumë se një muaji kërkon largimin e Edi Ramës dhe fundin e modelit politik që, sipas tyre, ka mbajtur peng vendin.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.

Edhe sot pritet të dëgjohen thirrjet që kanë shoqëruar protestën prej javësh, si “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” dhe “Atdheu është i yni”, ndërsa organizatorët kanë përsëritur se protesta do të mbetet paqësore.

Gjatë ditës së djeshme, protestuesit ritheksuan kërkesat që i konsiderojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, reformimin e sistemit politik dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tyre, favorizojnë interesat klienteliste.

Në podium u bënë edhe akuza për përdorimin e fondeve publike për koncertin e Kanye West, ndërsa u njoftua një protestë kombëtare më 11 korrik, në ditën kur është planifikuar zhvillimi i koncertit në Tiranë.

Organizatorët kanë theksuar se mobilizimi nuk do të ndalet, duke argumentuar se pas 38 ditësh pjesëmarrja e qytetarëve tregon se pakënaqësia mbetet e lartë dhe se protesta ka hyrë në një fazë të re qëndrese.

Edhe sot, pasditja pritet ta gjejë sërish bulevardin përballë Kryeministrisë të mbushur me qytetarë, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...