U vonua në trafik nga Tirana për në Shkodër/ Gjinushi: Tregon se Shqipëria po gjallërohet

Publikuar me datë:

“Rruga nga Tirana në Shkodër nuk është thjesht distancë, por pasqyrë e gjallërisë së Shqipërisë” — kjo ishte deklarata me të cilën Skënder Gjinushi u përpoq të shpjegonte vonesën e tij në Universitetin e Shkodrës.

Në ambientet e Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi ishte planifikuar sot në orën 11:00 prezantimi i “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Salla ishte e mbushur me studentë dhe pedagogë, ndërsa aktiviteti nisi me rreth 45 minuta vonesë.

Gjatë fjalës së tij, Gjinushi kërkoi ndjesë për vonesën, duke sqaruar se ishte nisur nga Tirana në orën 09:00, por udhëtimi drejt Shkodrës kishte zgjatur rreth tre orë për shkak të trafikut.

Ai e cilësoi trafikun si një shenjë të “gjallërisë së Shqipërisë”, duke iu referuar intensitetit të lëvizjes në rrugë.

Më pas, aktiviteti vijoi me prezantimin e fjalorit dhe diskutime mbi rëndësinë e tij për gjuhën shqipe dhe studimet akademike.

Por nëse ky ishte “trafik i gjallërisë” se Gjinushit, mbetet pyetja ironike: në muajin gusht, kur rruga drejt veriut kthehet në kolaps të paralajmëruar, sa orë do të zgjasë udhëtimi dhe sa “gjallëri” do të duhet për ta justifikuar mbërritjen në kohë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...