U qëllua me dy plumba në kokë nga dy vëllezërit shqiptarë, humb jetën shtetasi maroken

Publikuar me datë:

Ka humbur jetën në spital shtetasi maroken, i cili u qëllua me armë zjarri katër muaj më parë pas një sherri me dy vëllezër shqiptarë në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 janar 2026 pranë tavernës “Da Poldo” në zonën e Terme.

38-vjeçari ishte plagosur rëndë me dy plumba në kokë dhe që prej asaj dite ndodhej i shtruar në spitalin Careggi. Sipas mediave italiane, mjekët kishin deklaruar se plumbat kishin depërtuar shumë thellë, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen kirurgjikale për t’i hequr.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, fillimisht mes marokenit dhe një shqiptari 31-vjeçar kishte nisur një konflikt brenda lokalit. Në vendngjarje ndodhej edhe vëllai i tij 33 vjeç. Gjatë përplasjes, 38-vjeçari u qëllua me armë në kokë.

Pas incidentit, dy vëllezërit shqiptarë u larguan duke e lënë të plagosurin në tokë, por rreth 30 minuta më vonë u vetëdorëzuan në komisariat.

Policia italiane bëri të ditur se viktima ishte një person me precedentë penalë dhe se kishte qenë i dhunuar edhe pak ditë para ngjarjes. Ndërsa dy shqiptarët kanë deklaruar se marokeni i kishte ngacmuar vazhdimisht për t’u marrë pije. Sipas dëshmisë së tyre, njëri prej vëllezërve, i irrituar nga sjellja e tij, e kishte goditur me armë në kokë për ta larguar, moment në të cilin arma është shkrehur aksidentalisht.

Dy vëllezërit rezultonin të paligjshëm në Itali dhe pa precedentë penalë, por pas vdekjes së 38-vjeçarit, pozita e tyre penale pritet të rëndohet edhe më tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohet ekipi ideal, dominon Egnatia dhe Dinamo! Ja 11-shja më e fortë e Superiores

Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore”...