U plagos nga polici në Mamurras, si paraqitet gjendja e Leonard Demës

Publikuar me datë:

Leonard Dema, 23-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili mbeti i plagosur gjatë një operacioni policor në Mamurras, ndodhet aktualisht në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Sipas raportimeve, i riu ka marrë një plagë në pjesën e barkut, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Ai po mbahet në monitorim nga ekipi mjekësor, ndërsa po kryhen ekzaminimet e nevojshme për ndjekjen e gjendjes shëndetësore.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni të zhvilluar këtë të martë nga policia, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, objektiv i operacionit ishte kapja e Leonard Demës, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje.

Policia kishte siguruar informacion mbi vendndodhjen e tij dhe ndërhyri në një karburant në aksin Mamurras–Laç për ta arrestuar. Por, në momentin që ka vënë re praninë e efektivëve, i riu dyshohet se ka tentuar t’i përplasë me automjet, duke rrezikuar jetën e tyre.

Sipas autoriteteve, edhe personi që e shoqëronte, shtetasi me iniciale Amadeo Fufi, 28 vjeç, ka nxjerrë armë zjarri dhe ua ka drejtuar efektivëve të policisë.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, sipas njoftimit, shërbimet e policisë kanë qëlluar, duke plagosur Leonard Demën. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, 28-vjeçari A.F. është arrestuar nga policia, ndërsa gjatë kontrollit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë që ai posedonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zhdukja e Eglant Koçit, Policia e Tiranës pranon: Ende asnjë rezultat, vijojmë kërkimet

Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba,...

SHBA vret “kokën” e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Tren de...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...