U plagos gjatë operacionit në Korçë, si paraqitet gjendja e policit Edison Adri

Publikuar me datë:

Efektivi i Policisë, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë ngjarjes së ndodhur në Maliq, ka kaluar rrezikun për jetën. 36-vjeçari ndodhet i shtruar në pavionin e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

Burime bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, ndërsa do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri në rehabilitimin e plotë.

Efektivi u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pas plagosjes së pësuar në ngjarjen e rëndë në Maliq, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e Violand Braçellari, ky i fundit hapi zjarr duke lënë të plagosur Adrin dhe të vrarë një tjetër efektiv policie.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasen dy automjete në qendër të Elbasanit, aksident në mes të qytetit

Një përplasje mes dy makinave ndodhi mbrëmjen e së...

Burgim i përjetshëm për ish-partnerin që vrau studenten shqiptare në Itali

Mark Antony Samson, 24 vjeç, është dënuar me burgim...