Prej 15 ditësh, studentë dhe qytetarë mbeten të grumbulluar përpara Kryeministrisë, në shenjë proteste kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Protestuesit deklarojnë se largimi i Ramës është një kërkesë për të cilën nuk do të ketë asnjë kompromis. Ata shprehen të vendosur të mos tërhiqen pavarësisht trysnisë apo deklaratave të kreut të qeverisë.
Të rinjtë përsërisin thirrjet për ndryshim, duke theksuar se është momenti që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe që përgjigjet ndaj kërkesave të tyre të jenë të qarta.
Qëndrimi para Kryeministrisë vijon, ndërkohë që pjesëmarrësit e protestës shprehin vendosmërinë për të mos u larguar deri sa kërkesa për largimin e kryeministrit të realizohet.

