Këlliçi: 1000 të rinj të arrestuar e shoqëruar, 250 të mitur – asnjë polic i ndaluar për dhunën ndaj studentëve

Publikuar me datë:

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me kritika të forta ndaj asaj që ai e cilëson dhunë policore të ushtruar gjatë protestave studentore, duke e akuzuar Prokurorinë e Tiranës për mungesë veprimi ndaj punonjësve dhe zyrtarëve të policisë të përfshirë në incidentet e raportuara.

Këlliçi, përmes një shkrimi në Facebook, nënvizon se afro dy javë pas fillimit të protestave, nuk është marrë asnjë masë ndaj ndonjë efektivi apo drejtuesi të policisë, pavarësisht publikimit të videove dhe dëshmive që dokumentojnë dhunën ndaj protestuesve të rinj.

Sipas tij, gjatë kësaj kohe, rreth 1 mijë të rinj janë shoqëruar dhe arrestuar, përfshirë 250 të mitur, ndërsa dhjetëra persona janë plagosur si rezultat i përplasjeve.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Po bëhen 2 javë nga nisja e valës së terrorit policor ndaj studentëve, të rinjve dhe gjimnazistëve, dhe ende Prokuroria e Tiranës nuk ka ndaluar asnjë polic, asnjë shef apo epror të përfshirë direkt ose duke dhënë urdhra në dhunën brutale që shkaktoi dhjetëra të plagosur.

Në dy javë, banditët me dhe pa uniformë, shoqëruan dhe arrestuan 1000 të rinj, mes tyre 250 të mitur, në një aksion çnjerëzor vetëm e vetëm për të ruajtur karrigen e Edi Ramës.

Para kësaj skene të madhe krimi, nuk kemi ende asnjë të ndaluar nga policia, megjithëse provat dhe dëshmitë janë parë nga gjithë shqiptarët.

Edhe sa kohë i duhet prokurorit të Tiranës, Arenc Çela, që të bëjë detyrën për të cilën paguhet?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related