U ndalua nga Izraeli, aktivisti Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri

Publikuar me datë:

Baki Goxhaj, aktivisti shqiptar që ishte ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë një udhëtimi drejt Gaza Strip, ka mbërritur në Shqipëri dhe është pritur në aeroportin e Rinasit, ku është takuar mes emocioneve dhe lotëve me familjarët dhe fëmijët e tij.

Pas mbërritjes, ai ka qëndruar për rreth dy orë në komisariatin e Rinasit, ku është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare.

Goxhaj ka deklaruar se ishte pjesë e një flotiljeje aktivistësh që synonte të shkonte drejt Gazës si pjesë e një nisme online për mbështetjen e çështjes palestineze.

Sipas rrëfimit të tij, grupi është ndaluar në det ndërkombëtar nga mjete ushtarake izraelite dhe është marrë me forcë në një anije më të madhe, ku ai pretendon se janë mbajtur të ndaluar për disa ditë me kushte të vështira.

“Dhuna dhe poshtërimi ishte kryefjala e kësaj marrje peng. Në çdo përballje me ushtarët, qëlloheshim poshtëroheshim, kemi qenë gjithë kohën me kokën poshtë, nëse ti bëjë pak rezistencë, koka përfundonte në tokë. 

Siç mua më ndodhi një rast. Në momentin që nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin në grup dhe rrihnin aktivistët. Tre ushtarë duke dalë nga anija, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup. 

Në Turqi u nisëm dje nga dreka dhe pjesë tjetër të kohës kemi qenë në aeroportin e Turqisë, ku më priti konsulli shqiptar në Stamboll, bashkë me stafin e vet”, – tha Goxhaj për Ora News.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...