U la në burg nga GJKKO pas arrestimit/ Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit

Publikuar me datë:

Ergys Agasi do të dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit, pas vendimit të autoriteteve për masën e sigurisë ndaj tij.

Agasi do të transferohet dhe do të mbahet në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku do të vijojë qëndrimin e tij nën masën e sigurisë të caktuar nga gjykata.

Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ergys Agasin, i arrestuar më 26 gusht pas disa muajsh në arrati.

Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për aferat e dyshuara që lidhen me AKSHI-n.

Ndaj Agasit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza, mes tyre “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

  • arrestim
  • burg
  • Ergys Agasi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related