U bllokohet hyrja në dyqane dhe treg, tregtarët e Vlorës protestojnë sërish

Publikuar me datë:

Tregtarët e tregut të fruta-perimeve, por edhe ata të tregut industrial në qytetin e Vlorës, janë mbledhur këtë të hënë serish në protestë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë jo vetëm në ambientet e tregut, por as në dyqanet e tyre.

Sipas tregtarëve, situata ka ardhur si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e tregut të madh të qytetit, investim i cili ka nisur prej pak ditësh. Ata shprehen se bllokimi i hyrjes po u shkakton humbje të konsiderueshme ekonomike, pasi kanë mallra me vlerë miliona lekë që rrezikojnë të dëmtohen, ndërsa nuk mund të hapin as qepenat e bizneseve të tyre.

Nderkohe qe dyqanet qe jane ne treg ne vendinin e pare do te lejoheshin te hapeshin por jo te dilnin mallin ne rruge, por as dyqanet nuk jane lejuar sot te hapen.
Pas grumbullimit në treg, protestuesit janë zhvendosur drejt ambienteve të Bashkisë së Vlorës, ku kanë kërkuar një takim me kryetaren Bashkisë, Brunilda Mersini.

Në shenjë revolte, disa prej tyre kanë shtyrë edhe portën kryesore të institucionit.
Tregtarët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për aksesin në bizneset e tyre, ndërsa vijojnë të qëndrojnë para Bashkisë në pritje të një reagimi nga autoritetet lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...