U akuzua për korrupsion/ GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv Roven Zekën, ish-shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi nuk u provua se ka kryer veprën penale. Me këtë vendim, gjykata ka vendosur edhe heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë” ndaj tij.

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, gjykata ka dënim me burg. Edison Tabaku u dënua me 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 2 vite burg. Ndërsa Sokol Navaku u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënim i cili u konvertua në shërbim prove.

Erges Vrioni u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar u ul në 1 vit dhe u konvertua në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare. Vendimi i gjykatës shënon përfundimin e një procesi të ndjekur për akuzat e korrupsionit në radhët e policisë rrugore.

Si u arrestuan ish-shefat e policisë?

Roven Zeka u arrestua më 19 prill me urdhër të SPAK. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme lëshoi urdhërarrest edhe për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Ata akuzohen për korrupsion në një rast ku janë mbuluar pasojat e një aksidenti ku nga përplasja e dy automjeteve, ku 5 persona kanë përfunduar në spital.

Zyrtarët e Policisë Rrugore të Tiranës dyshohet se morën ryshfet për të mbyllur çështjen në rrugë, ndërkohë që asnjë institucion nuk bën me dije se çfarë ka ndodhur me 5 qytetarët e plagosur në atë përplasje mes dy automjetesh me datë 16 prill.

Të tre efektivët akuzohen se kanë kërkuar dhe marrë pagesën 2 mijë euro nga biznesmeni Ergest Vrioni, për të mos i arrestuar bashkëshorten që kishte shkaktuar një aksident më 16 prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...