Disiplina publikon vendimet, Tirana ndëshkohet pas ankesës së ish-lojtarit, ultimatum nga FSHF! Dënohet edhe Ilir Daja pas tensioneve në derbi (E PLOTË)

Publikuar me datë:

FSHF ka bërë të ditur vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, të marra pas ndeshjeve të fundit të mesjavës. Trajneri Ilir Daja është pezulluar për 5 ndeshje, ndërsa Ndong nga Tirana është ndëshkuar me dy ndeshje për shkak të bërrylit ndaj një lojtari të Dinamos. Tirana ka marrë një afat 30-ditor për të shlyer detyrimet e prapambetura ndaj Qendrim Ismajlit, i cili ka fituar të drejtën për pagesë.

Vendimi nr. 14 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 30.10.2026

AF Elbasani është ndëshkuar me një gjobë prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekësh për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve që hodhën sende në fushë, në përputhje me nenin 17/2/b të KDE.
Zyrtari i AF Elbasani, Armand Memetaj, është pezulluar nga aktivitetet për 4 (katër) ndeshje, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, siç përcaktohet në nenin 14/1/j të KDE.
Ilir Daja, zyrtar i FC Dinamo City, është dënuar me 5 (pesë) ndeshje pezullim për shkelje të rregullave të sjelljes dhe veprime josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, sipas neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE.
Mark Dodaj, një tjetër zyrtar i Dinamo City, do të mungojë për 4 (katër) ndeshje për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes (neni 14/1/j i KDE).
Lojtari i KF Tirana, Owono Nchama Basilio Ndong, ka marrë pezullim për 2 (dy) ndeshje për sjellje josportive ndaj lojtarëve të kundërshtarit, bazuar në nenin 14/1/b të KDE.
KF Pogradeci është gjobitur me 300.000 (treqind mijë) lekë për dështimin në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes, lejen e personave të paautorizuar të hyjnë në fushë, si edhe sjelljet e papërshtatshme të tifozëve, të cilat përfshijnë hedhje sendesh dhe rrezikim të zyrtarëve dhe lojtarëve kundërshtarë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Pogradeci, Xhuliano Topuzi, është ndëshkuar me 10 (dhjetë) ndeshje të pezulluara për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në përputhje me nenin 14/1/k të KDE. Sipas nenit 6/2/c të KDE, ai nuk lejohet të hyjë në stadiume gjatë veprimtarive të FSHF-së deri kur të përfundojë dënimi.
Klubi Flamurtari FC ka marrë një gjobë prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh për sjelljet e gabuara të tifozëve, hedhjen e sendeve në fushë dhe rrezikimin e sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes. Gjoba aplikohet në masën 50% (neni 76/1/a i KDE).
Shkëlqim Ramaj, zyrtar i Flamurtari FC, është pezulluar për 5 (pesë) ndeshje pas shkeljeve të rregullave të sjelljes dhe veprimeve josportive ndaj zyrtarëve (nenet 13/2 dhe 14/1/j të KDE).
Josel Shtrepi, tjetër zyrtar i Flamurtari FC, është ndëshkuar me 2 (dy) ndeshje pezullim për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, bazuar në nenin 14/1/c të KDE.
Për vonesa në fillimin e lojës dhe mosrespektim të rregullave dhe përgjegjësive të aktivitetit, KF Bylis është gjobitur me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, pagesa e gjobës do të jetë 50% e shumës.
Kërkesa e Qendrim Ismailit është pranuar. Klubi i Futbollit Tirana, për moszbatim të vendimit nr. 8, datë 02.04.2026 nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, sipas nenit 29/1/b të KDE, detyrohet të shlyejë detyrimet brenda një afati paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh.
Pala e ndëshkuar ka të drejtë ankimi përpara Komisionit të Apelit brenda 3 (tre) ditëve nga marrja e vendimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nxënësit e Shkodrës bashkohen kundër trafikimit, përcjellin mesazhe sensibilizuese përmes artit

Hapësira përpara Prefekturës së Qarkut Shkodër, së bashku me...

Zbardhet tragjedia në Athinë, tre të arrestuar për shpërthimin ku humbën jetën edhe tre shqiptarë

Pas 34 ditësh hetime, autoritetet greke kanë zbardhur rrethanat...

Italia në alarm nga protestat, demonstratat përfshijnë dhjetëra qytete të vendit

Këtë të premte, dhjetëra qytete në Itali janë përfshirë...