Shqipëria është kthyer në një shtet të mirëfilltë ku çdo individ nga mbarë bota mund të gjejë parajsën fiskale, atë që ka ëndërruar, duke mos paguar taksa, ku ryshfeti të mbarojë punë, të kesh lehtësira, të mos paguash taksa dhe të gjitha shërbimet t’i kryejë vetë administrata shtetërore, për vetëm një “grusht parash”.
Turku, Veysel Sahin ka ngritur një rrjet firmash që operon në botën e errët të call centerave, nga ata mashtruesit.
Por, në mbarë botën, sidomos në vendlindjen e tij Turqinë, ai është një individ i rrezikshëm, ndaj të cilit janë ngritur disa akuza të rënda penale, teksa kohët e fundit i janë bllokuar apo ngrirë gjysëm miliardi euro, pasi ka dyshime se ai është i lidhur me një rrjet të madh të lojërave të fatit. Disa media ndërkombëtare apo turke, kanë raportuar se një nga kompanitë më të mëdha që operon në kripto valutë, Tether, i ka bllokuar Sahinit plot 500 milionë USD amerikanë, në asete dixhitale.

