Qytetarët kanë njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje brenda pak minutash dhe ka kërkuar ndërhyrjen e urgjencës mjekësore. Ambulanca ka mbërritur në kohë rekord për t’i dhënë ndihmën e parë.
Ende nuk dihen shkaqet e gjendjes së saj shëndetësore. Sipas disa dëshmitarëve, turistja ka shfaqur shenja që ngjanin me një krizë epileptike. Priten informacione zyrtare për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

