“Tulipanët” publikojnë listën për Botërorin 2026

Publikuar me datë:

Trajneri i kombëtares së Holandës, Ronald Koeman, ka publikuar listën me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë “Tulipanët” në Kupën e Botës 2026.

Ndër emrat e përfshirë janë rikthimi i Marten de Roon pas më shumë se dy vitesh, si dhe debutuesit Crysencio Summerville dhe Mats Wieffer.

Krahasuar me Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, skuadra holandeze ka pësuar ndryshime të mëdha, me plot 13 emra të rinj në listë.

Në listë është përfshirë edhe Guus Til pas paraqitjeve të mira me PSV Eindhoven gjatë sezonit.

Ashtu siç ishte raportuar më herët, në skuadër janë rikthyer edhe Memphis Depay dhe Justin Kluivert, të cilët së fundmi kanë kaluar probleme me lëndime.

Lista e Holandës për Kupën e Botës:

Portierët:
Bart Verbruggen (Brighton), Robin Roefs (Sunderland), Mark Flekken (Bayer Leverkusen).

Mbrojtësit:
Denzel Dumfries (Inter), Jurriën Timber (Arsenal), Virgil van Dijk (Liverpool), Micky van de Ven (Tottenham Hotspur), Nathan Aké (Manchester City), Jorrel Hato (Chelsea), Jan Paul van Hecke (Brighton), Mats Wieffer (Brighton).

Mesfushorët:
Ryan Gravenberch (Liverpool), Frenkie de Jong (Barcelona), Tijjani Reijnders (Manchester City), Teun Koopmeiners (Juventus), Marten de Roon (Atalanta), Guus Til (PSV Eindhoven), Quinten Timber (Marseille).

Sulmuesit:
Donyell Malen (Roma), Memphis Depay (Corinthians), Cody Gakpo (Liverpool), Wout Weghorst (Ajax), Justin Kluivert (Bournemouth), Brian Brobbey (Sunderland), Crysencio Summerville (West Ham United), Noa Lang (Napoli/Galatasaray).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...

16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?

Ish-deputeti dhe ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me...