Trump pezullon sulmin e planifikuar ndaj Iranit

Publikuar me datë:

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka pezulluar një sulm të planifikuar ajror ndaj Iranit për të lejuar zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, pasi Teherani dorëzoi një propozim të ri për paqe përmes Pakistanit, që ka rolin e ndërmjetësuesit.

Trump shkroi në rrjetet sociale mbrëmjen e 18 majit se i ka thënë ushtrisë që “ne nuk do të realizojmë sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit, por kam dhënë instruksione të reja që të përgatiten për një sulm të plotë në shkallë të gjerë ndaj Iranit, në çdo moment, në rast se nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme”.

I përballur me presion për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të reduktuar ndikimin ekonomik të luftës, Trump tha se udhëheqësit e Katarit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i kanë bërë thirrje atij që të ndërpresë sulmin sepse “një marrëveshje do të arrihet”.

Irani ka konfirmuar se qëndrimet e tij i janë dërguar Uashingtonit përmes Pakistanit, edhe pse një burim pakistanez paralajmëroi: “Nuk kemi shumë kohë”.

Duke folur për gazetarët disa orë pasi njoftoi për shtyrjen e sulmit ushtarak të planifikuar për të martën, Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të kënaqura vetëm nëse arrihet një marrëveshje me Iranin që parandalon Teheranin që të ketë armë bërthamore.

Udhëheqësi amerikan shtoi se “duket se ka një shans të mirë që të punohet për një marrëveshje”, teksa Pakistani i përshkroi bisedimet si “të vështira”.

Propozimi i Iranit raportohet se vë si prioritet përfundimin e konfliktit që nisi në fund të shkurtit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit – përmes së cilës para luftës kalonte rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz – dhe lehtësimin e sanksioneve, teksa po ashtu shtyn zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Burimet iraniane po ashtu kanë pretenduar se Uashingtoni ka treguar fleksibilitet më të madh sa u përket aseteve të ngrira dhe aktivitetit civil bërthamor, edhe pse SHBA-ja nuk ka konfirmuar se ka bërë ndonjë lëshim. /REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...