Tronditet Lezha! Shpërthim i fuqishëm me tritol në banesë, çifti i bashkëshortëve ishte brenda

Publikuar me datë:

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur fshatin Rrilë të Lezhës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Rreth orës 03:00, një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në derën e një banese dykatëshe.

Sipas të dhënave të para, shtëpia ku u vendos tritoli është në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi.

Mësohet se në momentin e shpërthimit të fuqishëm, çifti i bashkëshortëve ndodhej brenda në banesë. Fatmirësisht nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të këtij sulmi me eksploziv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish...

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve

Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë,...

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagoset 16-vjeçari që drejtonte mjetin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin...

Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar se Rusia mund...