Tritol makinës në Krujë, detajet e para

Publikuar me datë:

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Krujë, ku një automjet tip Fiat është dëmtuar pasi në të ishte vendosur një sasi tritoli.

Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie të zonës, ku dyshohet se është filmuar autori i ngjarjes. Sipas pamjeve paraprake, personi ka vendosur lëndën plasëse pranë automjetit dhe më pas është larguar në këmbë.

Autori kishte veshur rroba të errëta, në tentativë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Sipas BW, sasia e tritolit ka qenë e vogël dhe pista kryesore që po verifikohet është ajo e një konflikti të mëparshëm.

Dyshohet se shpërthimi mund të ketë shërbyer si një mesazh paralajmërues ndaj pronarit të automjetit, për shkak të konflikteve të mundshme mbi pronësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gazeta italiane: Shqiptarët kanë vrarë frikën, Edi Rama nuk është më i paprekshëm

Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar...

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar vendimin...