Tre të plagosur/ Aksident i rëndë në Fier Shegan, dy mjete përplasen gjatë parakalimit të gabuar

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në segmentin nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, pranë daljes së fshatit Rrupaj. Informacionet e para tregojnë se dy automjete janë përfshirë në përplasje, pasi një automjet me targa greke dyshohet se ka tentuar një parakalim të rrezikshëm të një makine me targa italiane.

Për shkak të kësaj manovre, automjeti italian ka devijuar nga rruga dhe është përmbytur në kanal. Në të ndodheshin tre persona – një çift dhe djali i tyre i rritur – të cilët u transportuan me dy ambulanca drejt Spitalit të Lushnjës për ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po kryen hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që po kujdeset për rregullimin e trafikut në zonë.

Ky segment rrugor prej kohësh cilësohet problematik, për shkak të gjerësisë së ngushtë dhe trafikut të lartë, duke shënuar shpesh ngjarje të tilla aksidentale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protesta e 105-të kombëtare, qytetarët dhe diaspora sot në shesh

Mbahet sot protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së...

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...