Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar

Publikuar me datë:

Në sallën e Këshillit Komunal të Tuzit u shpall zyrtarisht këtë të shtunë, 30 maj, bashkimi i tre subjekteve politike shqiptare në një subjekt të vetëm, Forumi Shqiptar, një lëvizje që u prezantua si nisja e një kapitulli të ri politik për shqiptarët në Mal të Zi.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, së bashku me aleatët e tij politikë, të cilët prezantuan projektin e ri politik dhe objektivat e këtij bashkimi.

Përfaqësuesit e Forumit Shqiptar e cilësuan këtë si një marrëveshje historike, duke theksuar se ua kishin borxh brezave të ardhshëm këtë bashkim politik.

Sipas tyre, bashkëpunimi i deritanishëm në formën e koalicionit ka funksionuar shkëlqyeshëm, duke sjellë forcim të përfaqësimit shqiptar si në qeverinë e Malit të Zi, ashtu edhe në nivelet drejtuese dhe vendimmarrëse.

“Për të gjithë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi, ky bashkim ka një domethënie të veçantë. Ne kemi funksionuar deri më tani si koalicione të ndryshme dhe me shumë sukses. Pikërisht përmes këtij bashkëpunimi kemi arritur disa nga rezultatet më historike që kanë pasur shqiptarët në Mal të Zi.
Megjithatë, kemi parë nevojën që të shkojmë një hap më tej dhe të ndërtojmë një subjekt të vetëm politik, jo vetëm për sot, por edhe për gjeneratat e ardhshme, si një garanci për unitetin shqiptar. Ky është subjekti i vetëm politik shqiptar në Mal të Zi që përfaqëson shqiptarët në të gjitha zonat ku ata jetojnë, pasi ne jemi të pranishëm në disa komuna dhe jemi adresa e parë politike e shqiptarëve.
Përgjegjësia jonë politike dhe vullneti i drejtuesve ishte që të krijonim një subjekt të fortë politik shqiptar për të ardhmen, në mënyrë që shqiptarët në Mal të Zi të përfaqësohen edhe më mirë“, u shpreh Gjeloshaj.

I pyetur nëse edhe politika shqiptare duhet të bashkohet, ai u përgjigj:

“Absolutisht. Ne si shqiptarë, kudo që jemi, shpesh na vjen ndër mend ajo fjala se nuk jemi unikë dhe nuk jemi të bashkuar. Madje, për fat të keq, kjo është përsëritur shpesh ndër vite. Por ne kemi vendosur të dëshmojmë të kundërtën.

Kemi nisur në Tuz dhe po përcjellim një mesazh për të gjithë shqiptarët: asnjë proces nuk mund të bëhet vetëm. Pa unitet, pa unifikim dhe pa strategji të përbashkët, është shumë më e vështirë të realizohen objektivat.

Kjo vlen edhe për Shqipërinë, sidomos sot në procesin e integrimit europian. Sa më unikë të jemi, aq më i fortë bëhet përfaqësimi ynë dhe aq më të shpejta bëhen proceset që lidhen me të ardhmen europiane të shqiptarëve kudo që jetojnë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]