Anila Hoxha: Policia duhet të flasë edhe për ata që ishin brenda gardhit në Zvërnec

Publikuar me datë:

Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me protestën në Zvërnec, duke vlerësuar reagimin e Policisë së Shtetit dhe pezullimin e drejtorit të Policisë së Vlorës për raportimin e pasaktë të ngjarjes.

Megjithatë, Hoxha ngre shqetësimin se autoritetet po fokusohen vetëm te protestuesit, ndërsa sipas saj mungojnë shpjegimet për personat që ndodheshin brenda rrethimit të kantierit.

Në reagimin e saj, gazetarja i cilëson si një “strukturë paramilitare” personat e angazhuar për sigurinë e territorit, duke pretenduar se ata kanë mbajtur me forcë një qytetar brenda ambienteve private, ngjarje që sipas saj duhet të hetohet edhe në aspektin e veprës penale të heqjes së paligjshme të lirisë.

Hoxha pretendon gjithashtu se gjatë protestës janë përdorur mjete irrituese ndaj qytetarëve dhe se personat e maskuar kanë vepruar si një strukturë paralele, duke ngritur pikëpyetje mbi kompetencat dhe mënyrën e veprimit të tyre.

Një tjetër çështje që ajo kërkon të sqarohet është edhe incidenti ku, sipas pretendimeve të saj, është sulmuar një efektiv i Policisë së Shtetit. Gazetarja u bën thirrje autoriteteve të informojnë publikun me transparencë se kur janë njoftuar për ngjarjen, çfarë masash kanë marrë dhe kush janë personat e përfshirë në incident.

Sipas Hoxhës, përtej debatit mbi pronësinë e territorit apo zhvillimin e projektit, prioritet duhet të mbetet garantimi i jetës, lirisë dhe sigurisë së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Një reagim zyrtar për protestuesit , por asnjë fjalë për strukturën paramilitare !! !

Brravo policia që reagoi , shumë mirë që u mor masë ndaj një drejtuesi policor

Por sot , më shumë se kurrë … sot!

Policia e Shtetit!

Policia e Vlorës duhet të flasë jo vetëm për ata që ishin jashtë gardhit.

Por sidomos për ata brenda gardhit

SEPSE !

Sot “policia private” që pretendon se po ruante token nga protesta u soll si nje strukturë paramilitare pra me përgatitje ushtarake ndaj një proteste

1) rrëmbeu dhe mbajti peng një shtetas, vepra penale është ajo e heqjes së paligjshme të lirisë. E mbajti në kapanonet private dhe dhuna ndaj shtetasit që gjendej në anën tjetër të gardhit ishte evidente. Nuk mund të thuhet asesi që konfliktet civile zgjidhen në gjykatë. Policia ka detyra të qarta me ligj, te paanshme dhe përmbi të gjitha duhet të garantojë jeten dhe lirine e shtetasve shqiptarë

2) policia private dhe bluzëzinjtë e maskuar vepruan si një strukturë paralele e shtetit, duke përdorur spry ndonëse protokolli i lakrimogjenëve sygjeron përdorimin përballe dhunës kur sulmi nuk evitohet në forma të tjera

3) u sulmua edhe policia nga kjo strukturë paralele për të cilin autoritetet duhet të informojnë me urgjencë dhe me transparencë kur u njoftuan, cfarë masash ndërmorrën , kujt i përket kjo prone , cilët janë shtetasit e maskuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...