Thyen perimetrin e sigurisë në Velipojë/ Gjobitet drejtuesi i jet ski-t

Publikuar me datë:

Një incident i rrezikshëm është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku një mjet lundrues tip Jet Ski ka thyer perimetrin e sigurisë, duke hyrë shumë pranë zonës së pushuesve dhe duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Pamjet e momentit janë filmuar nga qytetarët dhe janë publikuar në njw portali, duke shkaktuar reagime të shumta për mungesën e respektimit të rregullave të sigurisë në bregdet.
Pas denoncimit publik, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare dhe efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë kanë ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe shoqëruar drejtuesin e Jet Ski-t, shtetasin me iniciale R. Gj.
Autoritetet bëjnë me dije se mjeti lundrues është bllokuar, ndërsa drejtuesi do të ndëshkohet me masë administrative prej 100 mijë lekësh të rinj për shkeljen e perimetrit të sigurisë dhe rrezikimin e pushuesve në plazh.
Ngjarja rikthen edhe një herë në vëmendje problematikën e mjeteve lundruese që afrohen pranë vijës bregdetare, sidomos gjatë sezonit turistik, duke u kthyer në kërcënim për familjet dhe pushuesit që frekuentojnë plazhet.
Policia e Shtetit ka paralajmëruar kontrolle të shtuara në të gjithë vijën bregdetare dhe apelon për respektim rigoroz të rregullave të lundrimit dhe zonave të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dashuria, karriera, paratë, njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 12 shtator 2026

DashiPërqendrohu te gjërat që i njeh mirë. Nuk është...

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...