Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka goditur Indonezinë qendrore, duke rezultuar në të paktën një viktimë dhe duke lënë mbi një duzinë të plagosur, njoftuan autoritetet lokale.
Sipas informacionit zyrtar, epiqendra e këtij tërmeti të cekët është regjistruar në juglindje të qytetit Palu, që ka rreth 400 mijë banorë dhe është qendra administrative e provincës Sulawesi Qendrore.
Lëkundjet janë ndjerë me intensitet të lartë në Palu dhe në rajonin e afërt Sigit, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të vogla në disa ndërtesa.
Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) ka konfirmuar se nuk ekziston rreziku për cunami pas këtij lëkundjeje të tokës.
Autoritetet lokale janë angazhuar në vlerësimin e dëmeve dhe në realizimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit në zonat që janë prekur.

