Tërmet në Greqi, ja ku u regjistruan lëkundjet

Publikuar me datë:

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në zonën e Leptokarisë në Thesproti. Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundja u regjistrua në orën 06:37, me epiqendër rreth 9 kilometra në veriperëndim të Leptokarisë dhe me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë në disa zona të Thesprotisë, por deri më tani autoritetet nuk kanë raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar.

Vetëm pak orë më herët, në orën 04:50, në të njëjtën zonë ishte regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 Rihter. Sipas të dhënave sizmologjike, aktiviteti po ndiqet nga ekspertët, të cilët vlerësojnë se mund të bëhet fjalë për një sekuencë të vogël sizmike. Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa deri tani nuk ka sinjale që lëkundjet të kenë shkaktuar pasoja të konsiderueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emrat/ Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare

Dy vajza nga fshati Topanicë i Kamenicës kanë humbur...

“Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango në GJKKO, dëshmitar në gjyqin e Berishës

Ish-ministri i Kulturës dhe Sporteve, Ylli Pango, ka mbërritur...

Fox News: Korrupsioni nxit protestat në Shqipëri! Rritet presioni ndaj Ramës

Beth Bailey Fox NewsQeveria e kryeministrit socialist Edi Rama...

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj kryeministres...