Një tërmet me një magnitudë prej 6.1 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot rajonin e Hindu Kush në Afganistan, sipas njoftimit nga Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra e këtij tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 190 kilometrash, 176 kilometra në lindje të qytetit të Kunduzit dhe afërsisht 250 kilometra larg Kabulit.
Banorët e Kabulit raportuan se e ndjenë fuqishëm tërmetin, ndërsa pas tij pasuan lëkundje të tjera që ishin mjaft të forta dhe të zgjatura.

