Jep dorëheqjen Diella e Ramës

Publikuar me datë:

Një video satirike po bëhet e njohur në rrjetet sociale, e cila paraqet në një mënyrë komike “dorëheqjen” e Diellës, ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale të qeverisë, duke satirizuar iniciativat për modernizimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit.

Videoja fillon me frazën: “Çfarë ndodh kur ministrja e parë e Inteligjencës Artificiale e kupton se, pa dashje, ka funksionuar me Windows 95? Kjo është historia ‘krejtësisht e vërtetë’ e dorëheqjes që tronditi botën dixhitale.”

Më pas, Diella shpall dorëheqjen e saj, duke thënë se “dështoi me sukses”, pasi, sipas saj, ishte krijuar për të krijuar iluzionin e një luftëje kundër korrupsionit, transparencës dhe modernizimit të qeverisjes.

Në monologun e saj satirik, “ministrja” sugjeron se emërimi i saj përbënte një paradoks, duke ironizuar idenë që një sistem i krijuar dhe kontrolluar nga vetë qeveria mund të konsiderohet efikas në mbikëqyrjen e korrupsionit në radhët e saj.

Në përfundim të videos, Diella thotë se “bashkohet me Revolucionin Flamingo”.

Ky material është realizuar si një parodi politike dhe nuk paraqet asnjë ngjarje reale apo dorëheqje autentike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Venezuelë/ 11-vjeçari nxirret i gjallë 3 ditë pas tërmetit

Një nga episodet më emocionale pas tërmeteve shkatërruese që...

Aksident në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diele...

KOMBËTARJA U20 E FEMRAVE NIS PËRGATITJET PËR EUROPIANIN, DY SHKODRANE NË PËRBËRJE

Kombëtarja e femrave U20 në basketboll ka filluar fazën...