Terapia gjinore në QSUT, Vëllazëria Ungjillore: Po cënohet familja tradicionale

Publikuar me datë:

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSH) ka reaguar publikisht lidhur me udhëzimin e ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për personat transgjinorë, e cila pritet të ofrohet nga shërbimit publik shëndetësor në vend, në QSUT.

Përmes një deklarate publike, VUSH shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si “zhvillim të ideologjisë gjinore”, duke theksuar se familja tradicionale, e cila mbetet në qendër të besimit dhe vlerave që organizata përfaqëson, po cenohet.

“Ne ndajmë shqetësimin se familja tradicionale po cenohet përmes nismave dhe këtyre zhvillimeve të fundit. Qëndrimi pro familjes, mbështetja për vlerat e familjes tradicionale, burrë dhe grua, siç e njeh edhe Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë, i jep të drejtën çdo qytetari shqiptar për t’i artikuluar dhe mbrojtur këto qëndrime publikisht”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas VUSH-it, identiteti njerëzor si mashkull dhe femër është i dhënë nga Zoti dhe nuk mund të ndryshohet nga vullneti i individit.

Në reagim përmendet edhe pastori Akil Pano, për të cilin VUSH shpreh mbështetje përballë “gjuhës së rënduar publike, sulmeve personale dhe përpjekjeve për stigmatizim”.

Reagimi i plotë:

Si Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë jemi duke ndjekur zhvillimet mbi ideologjine gjinore dhe së fundmi me terapinë që pritet të lejohet pranë QSUT-së. Ne kemi familjen në qendër të besimit tonë dhe të vlerave biblike që përfaqësojmë. Besojmë se mbrojtja e familjes, siç e njeh Bibla, tradita dhe legjislacioni shqiptar, mbetet një vlerë themelore për shoqërinë tonë.

Bibla mëson se ekziston vetëm një Zot që është Krijuesi dhe Zot i të gjithëve. Asnjë nuk mund ta njohë veten pa e njohur me të vërtetë Atë që na krijoi. Identiteti ynë i vërtetë, si meshkuj dhe femra, është dhënë nga Zoti. Nuk është vetëm marrëzi, por është dhe e pashpresë, të përpiqemi ta bëjmë veten ashtu siç Zoti nuk na krijoi që të jemi. Ne theksojmë se jemi plotësisht në mbështetje të vlerës dhe dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, si burra dhe gra, të krijuar në shëmbëlltyrën e Perëndisë.

Ne ndajmë shqetësimin se familja tradicionale po cenohet përmes nismave dhe këtyre zhvillimeve të fundit. Qëndrimi pro familjes, mbështetja për vlerat e familjes tradicionale, burrë dhe grua, siç e njeh edhe Kodi i Familjes i Republikës së Shqipërisë, i jep të drejtën çdo qytetari shqiptar për t’i artikuluar dhe mbrojtur këto qëndrime publikisht.

Pastor Akil Pano ka qenë një zë i njohur në mbështetje të familjes tradicionale dhe vlerave të saj, duke kontribuar prej vitesh në jetën shpirtërore, sociale dhe komunitare. Ne shprehim mbështetjen tonë për Pastor Akil Pano dhe familjen e tij, përballë gjuhës së rënduar publike, sulmeve personale dhe përpjekjeve për stigmatizim, që cenojnë individin, por edhe çdo pastor ose klerik që ushtron detyrën e tij.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë nuk mbështet asnjë vepër e cila cënon zhvillimin dhe mirëqeverisjen e Institucionit Themelor të Shoqërisë Njerëzore në kombin tonë Shqiptar.

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë kundërshton çdo propagandë e cila po tenton dhe manifeston në forma te ndryshme të denigrojë dhe shkatërrojë institucionin e familjes në kombin tonë.

I bëjmë thirrje opinionit publik që të ruajë maturinë, respektin dhe përgjegjësinë në komunikim, duke mbrojtur dinjitetin e familjes, rolin e pastorit në shoqëri dhe të drejtën e secilit për të shprehur bindjet e veta në paqe dhe dinjitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]