Tension në rrugët e Tiranës, policia ndjek protestuesit, qytetarët u vënë flakën koshave të mbeturinave

Publikuar me datë:

Pasi policia ndërhyri me forcë duke përdorur plumba gome për të shpërndarë turmën, protestuesit janë larguar dhe janë shpërndarë nëpër rrugët e Tiranës.

Në zonën e “Myslim Shyrit”, forcat e rendit kanë ndjekur protestuesit në mënyrë të vazhdueshme.

Një grup të rinjsh ka ndezur zjarr në kosha mbeturinash në këtë lagje.

Aktualisht, protestuesit janë shpërndarë në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës si dhe plumba gome, pavarësisht pranisë së familjeve dhe fëmijëve në tubim.

Situata është tensionuar, teksa protestuesit, të indinjuar, kanë filluar të godasin me gurë drejt policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Policia u sulet edhe mediave me ujë me piper. Dëmtohet gazetari i News24

Gjatë zhvillimit të protestës, gazetari i News24, Klevin Muka,...

Policia qëllon me plumba gome protestuesit, të rinjtë tërhiqen tek Parku Rinia

Policia ka ndërhyrë me forcë kundër protestuesve. Forcat e rendit...