Hoti: Qëllimi është rrëzimi i qeverisë Rama, Shkodra drejt Tiranës në mbështetje të studentëve

Publikuar me datë:

Deputeti i PD-së, Kliti Hoti, deklaroi se mbështetësit që janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës kërkojnë largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Në një prononcim përpara nisjes, Hoti theksoi se protesta nuk përfaqëson vetëm Partinë Demokratike, por edhe studentët dhe qytetarët që kërkojnë ndryshim politik.

Ai kërkoi krijimin e një qeverie tranzitore dhe hartimin e një Kodi Zgjedhor që garanton përfaqësimin e të gjithë shqiptarëve, duke theksuar se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e qeverisë.

Fjala e tij:

Sot, gjithë Shkodra, jo vetëm Partia Demokratike, është në mbështetje të studentëve. Siç e shihni, është një organizim i realizuar nga Partia Demokratike, por nuk janë vetëm anëtarë të Partisë Demokratike, është gjithë Shkodra, gjithë Shqipëria në mbështetje të studentëve, në mbështetje të gjithë idesë shqiptare që kësaj qeverie i ka ardhur fundi dhe ne duhet të japim atë kontributin tonë.

Sot edhe çdo ditë do të vazhdojmë derisa kjo qeveri të japë dorëheqjen, derisa ky parlament, që nuk është legjitim, që është kthyer në noter të kësaj qeverie, të japë dorëheqjen.

Ajo që kërkohet nga studentët, nga të gjithë shqiptarët, është një qeveri e tranzicionit dhe një Kod Zgjedhor që të përfaqësojë gjithë shqiptarët.

Nuk ka Partia Demokratike dhe studentë, Partia Demokratike, gjithë studentët, gjithë shqiptarët janë një kundër kësaj qeverie. Qëllimi i vetëm është rrëzimi i kësaj qeverie, rrëzimi i Edi Ramës, i cili po i çon shqiptarët në vëllavrasje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

Policia e gjitha në terren në protestën e sotme....

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron protestuesin

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Franko Dopi, duke...

Dorëheqjet/ Karakaçi-drejtorëve në Shkodër: Do largohet kush ka qëndruar gjatë

Drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër Enea Karakaçi,...