115-vjetori i Migjenit/ Shkodra rikthen në skenë veprën e poetit të mjerimit përmes një performance artistike

Publikuar me datë:

Në kuadër të 115-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur Migjeni, Biblioteka Publike “Marin Barleti”, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, organizoi një performancë artistike të mbështetur në prozën e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë shqipe.

Performanca, e konceptuar dhe interpretuar nga Astrit Fani, solli një këndvështrim intim dhe personal mbi veprën e Migjenit, duke ndërthurur fjalën, interpretimin dhe muzikën për të përcjellë emocionet dhe mesazhet që karakterizojnë krijimtarinë e shkrimtarit.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe instrumentistët Jetmir Mesi dhe Erion Lishi, ndërsa moderimin e drejtoi Arjola Zadrima. Një kontribut të veçantë dha edhe profesor Xhahid Bushati, i cili foli mbi rëndësinë dhe aktualitetin e veprës së Migjenit në letërsinë shqipe.

Përmes kësaj performance, publiku pati mundësinë ta përjetonte krijimtarinë migjeniane përtej leximit tradicional, duke u njohur me një interpretim artistik bashkëkohor që rikthen në vëmendje temat e dhimbjes njerëzore, shpresës dhe ndërgjegjes shoqërore.

Në 115-vjetorin e lindjes së tij, Migjeni vijon të mbetet një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë shqipe, me vepra që ruajnë aktualitetin dhe vazhdojnë të nxisin reflektim edhe sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

Policia e gjitha në terren në protestën e sotme....

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron protestuesin

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Franko Dopi, duke...