“Tenderat e rrobave të policëve i vidhni, i lypni avion Europës për të fikur zjarret”, protestuesi: SPAK do jetë në zyrë, ne këtu në shesh deri sa të burgoseni të gjithë!

Publikuar me datë:

Një fjalim i angazhuar u dëgjua nga një i ri gjatë protestës para Kryeministrisë, ku ai shprehu me forcë kritikat ndaj kryeministrit Rama. Ai njoftoi se protestat do të vazhdojnë deri në arrestimin e tij dhe të qeverisë që akuzohet për korrupsion.

“Zoti kryeministër, ju keni shpërndarë disa video për të ilustruar protestën si një ngjarje mjedisore. E vërteta është se këtu ka njerëz që mbështesin mjedisin, por gjithashtu ka ata që jetojnë me qira. Ju i keni lënë ata të jetojnë tërë jetën me këtë sistem. Po ashtu, janë të pranishëm edhe të papunët dhe të arsimuarit, të cilët i keni lënë në baltë. Këtu janë fëmijët e vegjël, që plani urbanistik i Tiranës e ka shndërruar qytetin në një burg betoni. Janë edhe mjekët, të cilët ju dëshironi t’i dërgoni në kurset e gjermanishtes, me qëllim që të largohen sa më shpejt. Po ashtu janë pacientët e tyre, të cilët ju dëshironi t’i dërgoni te privatët. Këtu është edhe policia, së cilës ia keni vjedhur tenderat për rrobat dhe këpucët që mbajnë. Kjo protestë nuk ka të bëjë vetëm me mjedisin; të gjithë jemi këtu. Edhe ne, që nuk jemi specialistë, dimë disa gjëra për mjedisin. Por çdo verë e shohim Shqipërinë të përfshirë nga zjarret në të katër anët, ndërsa ju nuk keni gjetur fonde për avionë, duke e zgjidhur situatën me degë peme. E dimë mirë se si janë investuar 4 miliardë dollarë, kur ne paguajmë për naftën më të shtrenjtë në rajon. Ju prisni që temperatura të rritet dhe protestat të shuhet, që Shqipëria të digjet, ndërsa ministrat tuaj të shijojnë pushimet në resorte luksoze. SPAK do të jetë këtu dhe në zyrë, deri në momentin që të gjithë ju të jeni pas hekurave! Nuk ka mundësi, ne do të jemi këtu çdo ditë! Edhe nesër me diasporën. Nesër do të jemi akoma më shumë,” theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...