Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

Publikuar me datë:

Nëntë persona janë plagosur në një sulm me armë zjarri në Kansas City, vetëm pak minuta larg bazës ku qëndron kombëtarja e Anglisë gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Policia u njoftua për të shtëna në zonën e Troost Avenue rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës, pas raportimeve për të shtëna armësh dhe panik në zonë. Vendngjarja ndodhet rreth katër milje larg hotelit dhe qendrës stërvitore të përdorur nga “Tre Luanët”.

Sipas autoriteteve lokale, kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, gjetën një turmë të madhe që po shpërndahej në kaos. Tre gra të rritura u dërguan fillimisht në spital me plagë, ndërsa më vonë u konfirmua se në total nëntë persona ishin qëlluar.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme lokale dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar të arrestuar, ndërsa policia vijon kontrollet dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...