“Të gjithë njëzëri”/ Studentët shqiptarë në Shkup nisin protestën për gjuhën shqipe

Publikuar me datë:

Studentët e universiteteve në gjuhën shqipe kanë nisur grumbullimin në Urën e Gurit në Shkup, në kuadër të protestës së radhës për mbrojtjen e të drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë njëzëri”, ndërsa organizatorët kanë theksuar se synimi kryesor është garantimi i të drejtave gjuhësore për studentët shqiptarë.

Përmes thirrjeve publike, studentët kanë ftuar sportistë, artistë dhe figura të njohura publike që t’i bashkohen protestës në mbështetje të kauzës së tyre.

Kjo është protesta e dytë që organizohet nga studentët shqiptarë në Shkup, pas tubimit të zhvilluar më 6 prill të këtij viti, ku u kërkua respektimi i përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...