Të akuzuar për trafik droge, konfiskohen 21 pasuri të grupit kriminal

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e 21 pasurive në favor të shtetit.

Vendimi është dhënë këtë të mërkurë, pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK-ut për konfiskimin e pasurive të Eridan Munoz Guerrero, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe disa personave të tretë.

Sipas vendimit të GJKKO-së, në favor të shtetit kalojnë një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, mes tyre apartamente, njësi shërbimi, banesa me truall, automjete, rimorkio dhe llogari bankare.

Në listën e pasurive të konfiskuara përfshihen:

-Tre apartamente në pronësi të Deljana Nebiut në Vlorë, të blera në vitin 2015;

-Një njësi shërbimi e përfituar nga Deljana Nebiu në bazë të një kontrate porosie me shoqërinë “Bushgjokaj”;

-Një apartament me sipërfaqe 127.23 m², i dhuruar më pas një personi të tretë;

-Një apartament dhe një njësi shërbimi në pronësi të Eridan R. Nebiut;

-Tre prona me truall dhe banesa njëkatëshe në emër të Eridan Nebiut, Sokol Çamerit dhe Julian Veliut;

-Katër pasuri të përfituara nga Sokol Çamer përmes kontratave të dhurimit, përfshirë dy apartamente, një garazh dhe një depo;

-Një automjet tip “Audi A8” i vitit 2014;

-Një rimorkio e importuar nga Italia si edhe pesë llogari bankareme balanca në lekë dhe euro.

Gjykata vendosi gjithashtu revokimin e masës së sekuestros për pesë pasuri të tjera, mes tyre dy apartamente, dy automjete dhe një apartament të blerë në vitin 2022.

Sipas vendimit, konfiskimi hyn në fuqi menjëherë pas shpalljes, ndërsa administrimi i pasurive do të kryhet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...