Meksi: “ Beqiri, krahu i djathtë i Gys Agasit. Rrëmbyen 2 persona.

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, komentoi arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, i cili u ndalua pasi po pilotonte një avion mbi një central bërthamor.

Sipas Meksit, mënyra se si u krye arrestimi ka pak rëndësi krahasuar me faktin se Beqiri tashmë ndodhet në dispozicion të drejtësisë, duke shprehur pritshmërinë që procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë të përfundojnë brenda pak muajsh.

Meksi e cilësoi Beqirin si personin kyç në dosjen e AKSHI-t, duke theksuar se ai ka njohuri të plota mbi funksionimin e institucionit dhe personat e përfshirë.

Nuk shoh asnjë interes te arsyeja pse u kap dhe si u kap. E rëndësishme është që u kap dhe ndoshta brenda një periudhe prej 2-3 muajsh mund të përfundojnë procedurat e ekstradimit. Beqiri do të jetë në Shqipëri pranë prokurorëve të SPAK-ut që po hetojnë aferën e AKSHI-t dhe ndoshta do të ketë vullnetin të sqarojë disa të vërteta, pasi është personi kyç i kësaj afere.

Në optikën time, Ermal Beqiri ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i Agasit dhe ka pasur rol kryesor në veprimtarinë e grupit, nga tenderat deri te rastet e pengmarrjes. Kam thënë edhe më parë se ai mund të ketë pasur rol edhe në ngjarje të tjera të rënda, si ajo e 12 nëntorit në Rinas. Beqiri mund të hedhë dritë edhe mbi pengmarrjen e Daniel Shimes dhe Geron Meçes. Për mua, rëndësia e arrestimit të tij nuk lidhet me faktin që uli avionin në një zonë të ndaluar në Francë, por me mundësinë që ai të ndihmojë drejtësinë shqiptare.

Edhe nëse zgjedh të heshtë, ai mbetet një person me shumë rëndësi për të gjitha procedurat që lidhen me AKSHI-n, sepse njeh të gjithë personelin e institucionit, nga drejtuesit deri te punonjësit, disa prej të cilëve i ka punësuar vetë. AKSHI mban mbi supe një histori që duhet të marrë fund sa më parë, në mënyrë që institucioni të mos vazhdojë të mbajë barrën e veprimeve të njerëzve që kanë qenë pjesë e saj”,– tha Meksi.

Meksi komentoi edhe pretendimet për rrjedhjen e dokumenteve të procedurave të prokurimit publik, duke u ndalur te një rast ankimimi të kompanisë Soft Solution dhe dokumentacioni që, sipas tij, ka dalë nga institucionet përgjegjëse.

“Nëse e vëreni dokumentacionin, është i njëjti ankimim i bërë si nga shoqëria Aleko Impeks Construction, ashtu edhe nga Soft Solution. Dokumentet që kanë dalë në media janë dokumente të brendshme të procedurave të prokurimit dhe kjo do të thotë se kanë rrjedhur nga institucione si ARSH ose KPP.

Kjo më kujton një rast të mëparshëm me një procedurë të AKSHI-t, ku ndodhi e njëjta gjë. Dokumente të brendshme qarkullonin në media gjatë kohës që procedurat ishin ende në shqyrtim. Kjo ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si ruhen dhe administrohen informacionet zyrtare.

Soft Solution, një kompani e administruar nga shteti, rezulton të ankimojë në të njëjtën linjë me një kompani private, bazuar në informacione që dyshohet se kanë dalë nga brenda institucioneve. Kjo është një histori që kërkon hetim të plotë”,- u shpreh ai.

Sipas Meksit, çështja nuk lidhet vetëm me korrupsionin apo përfitimet financiare, por me një mekanizëm të organizuar për kontrollin e institucioneve shtetërore.

“Dyshimet që ngritëm dje përkojnë me arrestimin e tij, por mbeten dyshime se Ermal Beqiri vazhdon të ketë ndikim te kompania Soft Solution, edhe pse ajo është sekuestruar dhe administrohet nga shteti, sepse aty vazhdojnë të punojnë njerëz të afërt me të. Ne e dimë si funksionojnë rrjedhjet e informacionit, shantazhet dhe mekanizmat e presionit.

Agasi dhe Beqiri nuk kanë synuar vetëm pasurimin. Ata kanë synuar kapjen e shtetit dhe krijimin e një mekanizmi për të mbrojtur veten. AKSHI nuk ka qenë vetëm një histori e abuzimit me paratë publike, por një mekanizëm për shantazh dhe kontroll. Kjo duhet të ndalojë. Beqiri duhet t’i dorëzohet drejtësisë shqiptare.

Nuk ka rëndësi sa do të flasë, sepse zgjedhja e tyre ka qenë gjithmonë heshtja. Janë persona që kanë mashtruar shumë njerëz dhe kanë ndërtuar mekanizma të fortë ndikimi. Nuk do të ishte çudi që edhe njerëz të stafit të kenë qenë të përfshirë. Në AKSH, çfarë donte Ermal Beqiri bëhej. AKSHI ishte oborri privat i Ermal Beqirit”,- deklaroi Meksi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedia në Shkodër, Spahia: Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Bardh...

Vllaznia me goditje të tjera, zbulohet plani pas afrimit të Mehmetit dhe Dulys

Me afrimin e Adnard Mehmetit nga Partizani, Vllaznia duket...

Franca deporton gazetaren ruse Fedorova

Franca ka urdhëruar dëbimin e gazetares ruse Xenia Fedorova,...