Talenti shkodran Sead Durro nis aventurën e re në Mal të Zi, Ulqini i beson organizatorit të ri të Vllaznisë

Publikuar me datë:

Volejbollisti shkodran Sead Durro ka zyrtarizuar hapin e radhës në karrierën e tij sportive. Talenti 20-vjeçar është prezantuar nga klubi malazez OK Ulcinj, ku do të vijojë të luajë sezonin e ardhshëm në Superligën e Malit të Zi, pas largimit nga Vllaznia.

Durro, një nga emrat premtues të volejbollit shkodran, vjen nga një familje me traditë sportive. Ai ka ndjekur gjurmët e babait të tij, ish-handbollistit dhe trajnerit të njohur Artan Durro. Gjatë periudhës së tij me fanellën kuqeblu, Seadi u shpall kampion me ekipin U21 të Vllaznisë dhe ka qenë gjithashtu pjesë e kombëtares së moshave të Shqipërisë.

Klubi i Ulqinit e ka vlerësuar afrimin e volejbollistit shkodran, duke e cilësuar si një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri.

“OK Ulcinj ka kënaqësinë të njoftojë ardhjen e Sead Durros, teknikut të talentuar nga Shkodra, i cili nga sezoni i ardhshëm do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Sipas drejtuesve të Ulqinit, Durro është pjesë e një brezi të ri lojtarësh me eksperiencë në nivelin e të rriturve, ndërsa në fushë spikat për organizimin e lojës, vizionin, shpejtësinë në vendimmarrje dhe aftësitë drejtuese.

Përveç angazhimit në sport, volejbollisti shkodran po ndjek edhe studimet në degën e Ekonomisë.

Vetë Durro e ka shoqëruar largimin nga Vllaznia me një mesazh falenderimi për klubin ku u formua si lojtar.

“Pas shumë kujtimesh, emocionesh dhe momentesh të paharrueshme, ka ardhur koha të mbyll një kapitull të rëndësishëm të rrugëtimit tim. Dua të falenderoj nga zemra drejtuesit, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët e Vllaznisë për besimin dhe mbështetjen. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi dhe kam mësuar shumë gjatë kësaj periudhe”, u shpreh Durro.

Ai shtoi se tashmë nis një sfidë e re me KV Ulqin, duke u larguar nga Shkodra me respekt dhe mirënjohje për gjithçka që i ka dhënë Vllaznia.

Sead Durro bëhet kështu një tjetër talent shkodran që kërkon të ndërtojë karrierën përtej kufijve, duke marrë me vete eksperiencën e fituar në klubin ku u rrit si sportist.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Librazhd/ Aksident i pazakontë, dy makina përplasen në një korsi ende të pahapur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi...

Kush fshihet pas investimit privat 1.5 milion euro pranë Bahçallëkut? Akuza të forta ndaj Benet Becit

Media lokale, Shkodra News 24 ka publikuar një material ku ngrihen dyshime mbi një investim të pretenduar prej 1.5 milionë eurosh për ndërtimin e një kampingu pranë urës së Bahçallëkut. Sipas lajmit, investimi lidhet me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ndërsa hidhen akuza se për realizimin e tij mund të jenë përdorur burime shtetërore. […]