Tajlandë/ Rrufeja godet fushën e futbollit, humb jetën 24-vjeçari dhe plagosen 9 të tjerë

Publikuar me datë:

Një tragjedi e rëndë ka goditur futbollin tajlandez, pasi një rrufe shënoi fatkeqësinë gjatë një ndeshjeje, duke shkaktuar humbjen e jetës së një futbollisti dhe plagosjen e disa të tjerëve. Ngjarja ndodhi të martën, më 4 gusht, në stadiumin Santiphap, në distriktin Su-ngai Kolok të provincës Narathiwat, gjatë një ndeshjeje ku Yala FC po konkurronte për kupën.

Raportet tregojnë se gjatë sfidës kishte reshje të dendura shiu, kur një rrufe goditi papritmas fushën. Pas goditjes, disa lojtarë u rrëzuan menjëherë, ndërsa ekipet mjekësore ndërhynë me shpejtësi për të dhënë ndihmën e parë. Si pasojë, më shumë se 9 persona u lënduan, por më rëndë u prek 24-vjeçari i Yala FC, Safwan Awa, i cili nuk arriti të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Klubi i Yala FC reagoi në rrjetet sociale me një mesazh ngushëllimi për familjen e lojtarit të ndjerë.
“Bordi drejtues, stafi teknik, lojtarët dhe të gjithë anëtarët e Yala FC shprehin ngushëllimet më të thella familjes së Safwan Awae”, thuhej në deklaratën e klubit. Për të shprehur mbështetje dhe ngushëllime, drejtues të klubit, të kryesuar nga drejtori i Yala FC, vizituan familjen e futbollistit pas kësaj humbjeje të rëndë.

Federata e Futbollit të Tajlandës (FAT) gjithashtu reagoi ndaj incidentit, duke shprehur mbështetje dhe solidaritet me familjen, lojtarët dhe klubin në këtë periudhë të vështirë.

Safwan Awa i ishte bashkuar ekipit të Yala FC më 29 korrik dhe shihej si një talent premtues. Më parë, ai kishte luajtur për Pattani FC, ku kishte realizuar 7 gola në 18 ndeshje, duke kontribuar që skuadra të siguronte ngjitjen në Ligën 2 të Tajlandës për sezonin 2025-2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Luciano Boçi sulmon Ramën: “Doli turpi e pa pikë turpi foli për turp”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar ashpër...

Meksikë/ Ishte duke transmetuar live, influencuesi i njohur vritet me armë

Cesar Gastelum po xhironte një video së bashku me...