Tabaku: Situata në prokurimet publike, alarmante! Gjysma e tenderave jepen pa garë

Publikuar me datë:

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka denoncuar mënyrën se si po menaxhohen prokurimet publike dhe koncesionet në Shqipëri, duke e cilësuar modelin aktual ekonomik si një sistem që shpërndan pasurinë publike në duart e një pakice, pa garë, pa transparencë dhe pa meritokraci.

Në një reagim publik, Tabaku deklaroi se sot në Shqipëri janë tenderuar rreth 2,2 miliardë euro në koncesione, ndërsa rreth 1 miliard euro prej tyre janë nën hetim zyrtar për korrupsion. Sipas saj, një pjesë e madhe e këtyre projekteve kanë kaluar përmes ligjeve speciale në Parlament, duke shmangur konkurrencën normale dhe standardet që kërkon një ekonomi e lirë.

Deputetja e PD theksoi se situata në prokurimet publike mbetet alarmante, pasi “1 në 2 tendera jepen pa garë”, ndërsa edhe në rastet kur zhvillohet procedurë konkurruese, 60% e fondeve përfundojnë vetëm tek 20 kompani.

Për Tabakun, kjo është prova më e qartë se ekonomia shqiptare nuk funksionon mbi konkurrencën dhe tregun e lirë, por mbi një model të kapjes së shtetit dhe përqendrimit të pasurisë publike në pak duar.

Ajo solli edhe krahasimin me vendet e rajonit, duke nënvizuar se Serbia ka 97% të tenderave me garë, ndërsa Shqipëria vazhdon të mbetet larg edhe këtij standardi minimal.

Sipas Tabakut, ndryshimi i këtij realiteti nuk mund të vijë përmes propagandës apo konferencave për shtyp, por vetëm përmes një “vullneti të hekurt politik” për të hapur ekonominë dhe për të rikthyer konkurrencën reale.

Deputetja e PD kërkoi një strategji të plotë për reformimin e sistemit të koncesioneve, PPP-ve dhe prokurimeve publike, duke përmendur rastet e AKSHI-t, inceneratorëve, porteve, aeroporteve, energjisë dhe industrisë si shembuj të modelit të mbyllur ekonomik që sipas saj ka dominuar për 12 vite.

Në fund të reagimit të saj, Tabaku theksoi se ekonomia shqiptare ka nevojë për një frymë të re, ku “fiton më i miri” dhe jo ai që ka lidhjen më të fortë me pushtetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...