“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje, ku pretendon se tregojnë përdorimin e kamerave robotike për monitorimin e qytetarëve që marrin pjesë në protesta.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ngritur një sistem të gjerë survejimi, që sipas tij i ngjan praktikave të përdorura gjatë regjimit komunist.

Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste. Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në ato anësore të trotuareve, ose në stola, ose në parqe.

Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufi. Sot Edi Rama ka vendosur një sistem edhe më të thellë, edhe më të plotë survejimi se ai që ekzistonte në diktaturë. Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit dhe përgjimit të plotë të internetit në Shqipëri, që ai bëri me rastin e bllokimit të TikTokut dhe që vazhdojnë edhe sot të kontrollojnë totalisht komunikimet me internet në Shqipëri, Edi Rama pajisi, vendosi në dispozicion të Policisë së Shtetit projektin që quhet Smart City”, shprehet Berisha.

Sipas kryedemokratit, projekti “Smart City”, i cili në vendet evropiane administrohet nga pushteti vendor dhe përdoret për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, në Shqipëri po përdoret nga Policia e Shtetit për qëllime survejimi.

Smart City është një projekt i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion shumë të lartë dhe aftësi të mëdha, që në Evropë administrohet totalisht nga bashkitë dhe që është kryekëput në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve. U lutem, këtu keni një kamerë robotike që survejon ditë e natë protestën, kryengritjen paqësore të qytetarëve dhe rinisë shqiptare. Të tilla kamera janë vendosur në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë, por në disponim të shtetit policesk dhe Policisë së Shtetit”, vijon kryedemokrati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestat për largimin e Ramës, Lea Ypi ndan vargjet e Brehtit: Kur shfrytëzimi rritet, shtohet guximi

Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë të mbledhin mijëra qytetarë...

Rreth 1400 maturantë në Shkodër mbyllin sot Maturën Shtetërore me provimin me zgjedhje

Rreth 1400 nxënës të shkollave të mesme në Shkodër...

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në...

Botërori 2026/ 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi

Botërori 2026 ka prodhuar tashmë numrin e dytë më të...