Sulmi tradhton shkodranët e Edi Martinit, vetëm një gol në “Final 4”

Publikuar me datë:

Kriza e sulmit të Vllaznisë është shfaqur qartazi pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit, në ndeshjet e “Final 4”, aty ku pritej që kuqeblutë të demonstronin forcën dhe cilësinë e tyre në repartin ofensiv. Në vend të kësaj, skuadra shkodrane ka prodhuar shumë pak në fazën sulmuese, duke lënë përshtypjen e një ekipi pa ide dhe pa forcën e nevojshme për të bërë diferencën në duelet më të rëndësishme të kampionatit.

Në dy përballjet vendimtare, Vllaznia ka arritur të realizojë vetëm një gol dhe ai ka ardhur nga një mesfushor si Qato, çka flet shumë për problemet që po kalon vija e parë sulmuese. Sulmuesit kuqeblu kanë qenë larg pritshmërive, pothuajse të padukshëm në zonën kundërshtare dhe pa ndikimin që kërkohet nga lojtarë që mbajnë peshën e repartit ofensiv të një skuadre pretendente për titull. Megjithatë, kjo situatë nuk është diçka e re për ekipin shkodran.

Ajo vjen në vazhdën e paraqitjeve zhgënjyese që Vllaznia ka treguar gjatë gjithë fazës së katërt dhe fi nales së kampionatit. Statistikat janë alarmante për një ekip që pretendon të shpallet kampion: vetëm 6 gola të shënuar në 9 ndeshje. Shifra që tregojnë qartë mungesën e efi kasitetit dhe krizën që ka përfshirë repartin ofensiv në momentin më delikat të sezonit.

Në futboll, ndeshjet e mëdha vendosen shpesh nga detajet dhe nga lojtarët që marrin përsipër përgjegjësinë në repartin sulmues. Pikërisht aty ku pritej të vinte diferenca nga Vllaznia, skuadra nuk arriti të japë përgjigjen e duhur. Sulmi kuqeblu ka dështuar të jetë vendimtar, duke lënë skuadrën pa forcën kryesore që nevojitet për të fi tuar duele direkte dhe për të mbajtur gjallë ëndrrën e titullit.

Tashmë është e qartë se një nga arsyet kryesore pse Vllaznia po largohet nga objektivi madhor lidhet pikërisht me mungesën e golit. Në një fazë ku çdo rast dhe çdo episod ka peshë të jashtëzakonshme, kuqeblutë nuk kanë pasur liderin ofensiv që të marrë skuadrën për dore. Dhe në fund, kriza e sulmit rrezikon të mbetet fotografi a më e qartë e një sezoni që premtoi shumë, por që në momentin vendimtar nuk po arrin të japë atë që pritej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]