Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ishte sot pranë studentëve që u dhunuan nga forcat e policisë gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit.
Kapri publikoi pamje nga ambienti i brendshëm i furgonit të policisë, ku studentët, të gjakosur dhe të shoqëruar nga uniformat blu, ndodheshin të ndaluar.
Në videon që deputeti shpërndau në rrjetet sociale, dëgjohet Kapri teksa u kërkon llogari efektivëve për veprimet e dhunshme të ushtruara ndaj të rinjve.
Deputeti theksoi gjithashtu se të gjithë punonjësit e policisë të përfshirë në dhunimin e protestuesve duhet të përgjigjen përpara ligjit.
“Shikoni si i kanë katandisur studentët! I kanë rrahur dhe i kanë futur në furgona policie. Do të mbajnë përgjegjësi, nga i pari te i fundit, për këto pamje”, u shpreh ai.

