Biznesmeni shkodran, Alban Thika ka bërë nnë status në fb për situatën urbane në qytet. Përmes këtij reagimi publik, ai e cilëson ndotjen, kaosin urban dhe neglizhencën institucionale si një formë “dhune ndaj qytetit” dhe qytetarëve.
Xhaferri shkruan se “krimi në vitin 2026 nuk vjen vetëm me bomba”, duke theksuar se dëmi ekonomik, moral dhe psikologjik që shkaktohet nga pluhuri, ndotja dhe mungesa e përgjegjshmërisë institucionale është po aq i rëndë dhe lë pasoja afatgjata.
Në reagimin e tij, biznesmeni kritikon ashpër arrogancën e pushtetit dhe mënyrën si, sipas tij, autoriteti po përdoret pa ndërgjegje dhe pa respekt për interesin publik.
“Një qytet nuk shkatërrohet vetëm nga mungesa e zhvillimit. Shkatërrohet edhe nga zhvillimi pa ndërgjegje”, shkruan ai, ndërsa e mbyll mesazhin me thirrjen: “Shkodra meriton më shumë se kaq.”


