OSHEE ka njoftuar se, për shkak të punimeve të planifikuara në kuadër të projektit të linjës 35 kV Koplik–Dedaj–Bogë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Malësisë së Madhe.
Sipas njoftimit, më 27 dhe 28 korrik 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, energjia do të stakohet në degëzimin e fidrit nr. 2 Zagore drejt fshatit Bogë, me manovrim në kabinën Sterkuj në fshatin Dedaj.
Ndërsa më 29 korrik 2026, po nga ora 08:00 deri në 17:00, stakimi do të kryhet në degëzimin e fidrit nr. 2 Zagore drejt fshatit Podgor, me manovrim në kabinën Koplik i Sipërm.
Sipas OSHEE-së, ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e punimeve dhe rritjen e sigurisë së rrjetit elektrik. Banorëve u kërkohet mirëkuptim për shqetësimin e përkohshëm.

