Gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar të enjten, gazetari Osman Stafa e cilësoi këtë qeveri si “antikombëtare”.
Sipas Stafës, është një skandal fakti që ekzekutivi ka shpenzuar 500 milionë euro për inceneratorë që, sipas tij, janë të paekzistueshëm.
Ai vuri në dukje se, ndërkohë që fondet marramendëse derdhen për projekte të dyshimta, spitali Onkologjik përballet me mungesë të theksuar të ilaçeve, gjë që ai e cilësoi skandaloze.
Osman Stafa: Te Onkologjiku nuk ka ilaçe. Spitalet janë shembulli më i qartë sesa vlen jeta juaj.
Ai theksoi se gratë e prekura nga kanceri nuk marrin dot trajtim, pasi mungojnë pajisjet e nevojshme. “Ata që nuk kanë para, do vdesin në Shqipëri. Kjo është alternativa që iu ka lënë qeveria shqiptare. Kanë premtuar se do sjellin petskanin, a thua se sëmundja pret.”
Sipas Stafës, ndërkohë që “500 milionë euro janë harxhuar për inceneratorët dhe spitalet janë pa ilaçe. Kjo është protestë për dinjitetin e shqiptarëve.”

