Projektligji për Territorialen dhe komisioni hetimor për KAYO-n, zbardhet axhenda e Kuvendit për të enjten

Publikuar me datë:

Kuvendi do të zhvillojë të enjten seancë plenare me rend dite të ngjeshur, ku në fokus do të jenë interpelancat me disa ministra dhe një sërë projektligjesh.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 5 tetorit dhe njoftimet përkatëse. Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Po ashtu, do të zhvillohen dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Mes çështjeve kryesore është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, i cili kërkon shumicë të cilësuar votash për miratim.

Në fund të seancës do të hidhet në votim edhe projektvendimi për ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së shoqërisë shtetërore KAYO, ndërsa deputetët do të kenë edhe 60 minuta në dispozicion për diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 60, datë 6.10.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.10.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

  2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

  1. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)

  2. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

  3. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit)

  4. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit

  5. Projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 2, të Kushtetutës dhe neneve 55 dhe 73 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

10.Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit 1.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013, “Për sistemin e pagesave””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

12.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për

mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të

Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Dhënie mendimi Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

13.Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 73 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

14.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2025, “Për markat tregtare””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 38, pika 6, 55, 68, 73 dhe 74 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

15.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 53/2025, “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81,

pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 38, pika 6, 55, 68, 73 dhe 74 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet nismëtari

Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

16.Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit, “Për kontrollin e ligjshmërisë të veprimtarisë së shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., në drejtim të marrëveshjeve të bashkëpunimit, prodhimit, importit, eksportit dhe tregtimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake””. (Në mbështetje të neneve 77, pika 2, dhe 78 të Kushtetutës, dhe ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar, si dhe neneve 25 e 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

17.Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit””. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe të neneve 21/1 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Koha e votimit

18.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së

Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përplasja me protestuesit, deputeti i PS: E kuptoj arsyen e indinjatës

Deputeti i Partisë Socialiste, Adi Qose, ka komentuar përplasjen...

2 të vdekur/ Sulm me dronë në Detin e Zi, fundoset anija turke

Një anije mallrash në pronësi turke, që transportonte drithë nga Ukraina drejt Italisë, është goditur me dron dhe më pas është fundosur, pasi u përfshi nga flakët. Dy marinarë humbën jetën, 11 u shpëtuan, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur. Anija “Royad Mammadov”, me flamur të Saint Kitts dhe Nevis, ishte nisur vetëm tri […]

Kryepeshkopi Joani në Francë, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Patriarkanës Ekumenike

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani,...