“Spiegel”: Protestat kundër qeverisë përshkallëzon në përplasje. Kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Publikuar me datë:

Prestigjiozja gjermane SPIEGEL i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë kundër projektit të ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e mbrojtur të Nartës, duke raportuar për përplasjet mes protestuesve dhe policisë, arrestimet dhe të plagosurit.

Sipas artikullit, zemërimi i qytetarëve tashmë shkon përtej kundërshtimit të projektit të ndërtimit, duke u shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Media gjermane shkruan se protestuesit u përpoqën të bllokonin hyrjen e Parlamentit, ndërsa hodhën vezë dhe miell ndaj efektivëve të policisë.

Forcat e rendit reaguan me automjete me ujë nën presion dhe sprej me piper për të shpërndarë turmën.

Sipas raportimit, projekti parashikon ndërtimin e hoteleve luksoze, vilave dhe objekteve rekreative në Gjirin e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit. Investimi udhëhiqet nga një kompani e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

SPIEGEL thekson se organizatat mjedisore paralajmërojnë se zhvillimi i projektit mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme në ekosistemin e ndjeshëm të deltës së lumit Vjosa dhe lagunës së Nartës, habitat i flamingove, çafkave dhe shumë llojeve të tjera të shpendëve.

Artikulli vëren se protestat, të cilat zhvillohen prej më shumë se një muaji, janë pagëzuar nga mediat si “Revolucioni i Flamingove”, me flamingon që është kthyer në simbolin e lëvizjes.

Sipas agjencisë shtetërore shqiptare ATA, të cituar nga SPIEGEL, gjatë protestës së fundit u shoqëruan përkohësisht 18 persona, ndërsa 15 efektivë policie dhe katër protestues morën ndihmë mjekësore pas lëndimeve të pësuara.

Protestuesit kërkojnë edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur dyshime se mbështetja e qeverisë për projektin lidhet me korrupsionin.

Nga ana tjetër, Rama pretendon se ende nuk është dhënë leja e ndërtimit, megjithëse shfaqja e makinerive në fund të muajit maj në zonën ku parashikohet investimi ndezi valën e protestave që vazhdon edhe sot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

VIDEO/ Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin...

Mesfushori i Kombëtares përfundon në tribunë, rrezikon rikthimin te kuqezinjtë

Medon Berisha përfundon sërish në tribunë. Shkak për këtë...

Dinamo përballë Partizanit, Daja: Sfidë speciale, fiton kush gabon më pak

Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, tregoi këndvështrimin e tij...

Egnatia, trajneri Dede: Duam maksimumin, na pret ndeshje e vështirë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimin e tij...