Spektakël në etapën Elbasan–Vlorë, Guillaume Haldimann triumfon në Turit Çiklistik të Shqipërisë

Publikuar me datë:

Etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë, solli spektakël përgjatë itinerarit Elbasan – Belsh – Vlorë, duke u bërë dhe promovuese e bukurive natyrore dhe turistike të vendit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shpërndau në rrjetet sociale pamjet mahnitëse nga kjo etapë që pati një ritëm të lartë gare mes peizazheve mahnitëse shqiptare.

Çiklistët dhuruan emocione të forta deri në vijën e finishit, në qytetin bregdetar të Vlorës.

Fitues i etapës u shpall Guillaume Haldimann i ekipit Humard VP, ndërsa gara vazhdon të mbetet e hapur dhe shumë konkurruese në të gjitha klasifikimet.

Ky aktivitet ndërkombëtar po e vendos Shqipërinë gjithnjë e më shumë në hartën e sportit dhe turizmit evropian, duke promovuar qytetet, mikpritjen shqiptare dhe potencialin e madh që ka Shqipëria për zhvillimin e aktiviteteve sportive ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related